27 dhjetor 2009

Carragher: Liverpoolit i duhen lojtarë që mund ta përballojnë presionin

Qendërmbrojtësi i Liverpoolit, Jamie Carragher, ka kërkuar nga bashkëlojtarët e tij të tregohen të pathyeshëm përballë kritikave të vazhdueshme për problemet e klubit, pasi që kjo është pikërisht ajo që nevojitet në ambientin e Ligës Premier.
“Lojtarë të mirë të cilët kanë arritur sukses në klube më të vogla kanë ardhur këtu dhe nuk kanë mundur ta përballojnë presionin, sepse nuk e kanë pasur karakterin e duhur për t’u përballur me të (presionin) kur vijnë kohë të këqija”.
“Liverpooli është një klub i shkëlqyer ku të gjithë dëshirojnë të jenë, mirëpo kur gjërat shkojnë keq, është vështirë të qëndrosh këtu”, ka thënë Carragher për Sky Sports.