04 dhjetor 2009

Leonardo “injoron” Juve-Inter: Shohim vetëm punën tonë

Sipas trajnerit kuqezi, përballja e nesërme nuk do të ndikojë aspak në ecurinë e skuadrës që ai drejton, edhe nëse Interi humbet dhe Milani fiton me Sampdorian.“Klasifikimi është shumë i ngjeshur, kemi pasur rezultate të mira në ndeshjet e fundit. Por prej vendit të dytë deri në të dhjetin, ka pak distancë pikësh”, ka saktësuar braziliani i pankinës së “Djallit”.
Ai foli edhe për rivalët e Interit. Sipas tij, zikaltrit janë një ekip i konsoliduar dhe kanë pasur pak momente negative vitet e fundt. Nesër në “San Siro” vjen Sampdoria, një skuadër që sipas Leonardos ëshë shumë e vështirë për t’u mundur. “Na pret një ndeshje shumë e vështirë, Sampdoria është një ekip i organizuar mirë”, shtoi ai.