08 dhjetor 2009

Leonardo : E dua Ancelottin në fazën tjetër

Leonardo është shprehur menjëherë pas takimit me Zurichun duke potencuar se përkundër barazimit ai është i kënaqur me kualifikimin dhe me vendin e dytë.
“ Ne e patëm të vështirë. Nuk e di pse, por nuk pendohem aspak për këtë rezultat. Më shumë pendohem për humbjen në San Siro.”
“ Ndeshja e sotme ishte e vështirë. Ata luajtën hapur dhe qetë dhe hynë të relaksuar. Nuk mendoj se Milani ka vështirësi fizike.”
“ Faza tjetër ? E dua Ancelottin, por nuk është me rëndësi.” Deklaroi pas ndeshjes Leonardo.