08 dhjetor 2009

Ronaldo : Fitorja ndaj Marseille shton besimin

Sulmuesi i Real Madridit Cristiano Ronaldo ka deklaruar se fitorja e klubit të tij si mysafir i Marseille ishte me rëndësi për të rifituar besimin, pasi që Reali tani është në vendin e parë të grupit C.
Ronaldo shënoi një super gol nga goditja e lirë herët në takim, dhe poashtu shënoi dhe golin e dytë dhe të fundit, pasi Lucho dështoi të shënonte nga penaltia.
“ Ishte ndeshje e mirë, i përgëzoj bashkëlojtarët, luajtën shumë mirë në pjesën e dytë. Gëzohem që kam shënuar dy gola me të cilat i kam ndihmuar skuadrës.”
“ Ne do të përballemi me një ekip të nivelit të dytë, por të shohim se çdo të ndodhë.”
“ Ua kam kërkuar falje miqve për atë që ndodhi ndaj Almerias.” Deklaroi pas ndeshjes Ronaldo.