08 dhjetor 2009

Burdisso: Dëshirojmë Europa Leaguen

Mbrojtësi i Romës, Nicolas Burdisso, thotë se Giallorossët planifikojnë që ta fitojnë trofeun e Europa League këtë sezon.
“Pasi fituam derbin (kundër Lazios), dëshirojmë Europa Leaguen. (Por) nuk dëshirojmë të ndalemi këtu”.
“Jemi skuadër e madhe dhe treguam se kemi mirëkuptim me trajnerin tonë. Po kalojmë nëpër një moment të shkëlqyer”.
“Tash mund ta shohim zonën e Ligës së Kampionëve dhe nuk do të ndalemi së luftuari deri në fund të sezonit (në Serie A)”, ka thënë Burdisso për romagiallorossa.com.