15 dhjetor 2009

Lajme per Futbollistet dhe Futbollin Shqiptare

Ferati e Shaqiri kundër Fulhamit

Dy futbollistët shqiptarë, Beg Ferati e Xherdan Shaqiri me skuadrën e Baselit kërkojnë fitore në ndeshjen me Fulhamin nga Anglia, që do të zhvillohet në kuadër të xhiros së fundit (6-të) të grupit E në Europa Leagua në futboll. Baselit edhe barazimit i kryen punë sepse ia ruan pozitën e dytë në tabelë. Skuadra e Baselit renditet e dyta në tabelë me 9 pikë, ndërsa Fulhami i treti me 8 pikë, kurse lider i tabelës është Roma me 10 pikë. Vetë dallimi i vogël në pikë në mes Baselit dhe Fulhamit, bënë me dije sa ndeshje e vështirë do të jetë për të dyja palët. Fulhami vetëm fitorja i kryen punë, barazimi është baras me humbje. Kjo ndeshje zhvillohet të mërkurën në orën 19.00 në Basel.

Sojeva kthehet pas një viti

Naim Sojeva prej se është larguar nga skuadra e futbollit Sharri nga Hani i Elezit, nuk ka gjetur ndonjë klub tjetër, por ka pushuar një vit. Sojeva ka vendosur t’i kthehet zejes së kryetrajnerit pas një viti dhe brenda tri-katër ditësh edhe pritet të emërohet kryetrajner. “Pas një pauze njëvjeçare kam vendosur t’i kthehem futbollit. Negociatat jam duke i zhvilluar me një klub të Superligës, por a do të arrijë një gjuhë të përbashkët as vet nuk e di. I kemi qitur letrat në tavolinë dhe mbetët të shohim se do të merremi apo jo vesh”, tha Sojeva. Me gjithë insistimin tonë që të mësojmë emrin e kësaj skuadre, Sojeva ishte këmbëngulës që mos ta tregoi emrin, pasi konkretisht nuk ka asgjë.

Kollari ka edhe një ofertë tjetër

Skuadra e futbollit Kosova nga Vushtrria ka kohë që pret një Po të madhe nga Besnik Kollari që t’i përvishet zejes së kryetrajnerit. Kollari nuk i ngutet dhe shikon më maturi edhe ofertën e Kosovës, por tashmë edhe një klub i elitës së futbollit është i interesuar për të. “Në fakt me Kosovën jam në bisedime, por je vetëm me ta, një ofertë e kam edhe nga një skuadër e elitës së futbollit. Emrin e kësaj skuadre nuk dua të bëjë të ditur, por vetëm mund të iu them se ai klub që ka projektin më afatgjatë, më të mirë dhe kushtet më të volitshme edhe do të pranojë postin e kryetrajnerit”, ka thënë Kollari, ish-kryetrajneri i Prishtinës.

Dallku në 11-shin e javës

Ish-futbollisti i Prishtinës, Armend Dallku, njëherësh anëtarë i kombëtares së Shqipërisë, vazhdimisht dëshmohet në kampionatin ukrainas. Ai është njëri nga futbollistët me të dalluar te skuadrës së Vorsklas. Në ndeshjen e javës së kaluar kur skuadra e tij e mposhti me rezultat 2:0 Zakarpatiasin, ky futbollistë është vlerësuar me notën më të lartë. Në uebsajtin e njohur “football.ua” Dallku vlerësohet si më i miri dhe është futur në 11-shin e javës së më të mirëve të kampionatit ukrainas.

Tare s’largohet

Drejtori i Lazios, Igli Tare, ka qeshur me faktin se ai, Aleksandar Kolarov e Tommaso Rocchi do të largohen nga klubi, pas spekulimeve që qarkullonin të dielën se në janar mund të ngjajë një gjë e tillë.
“Si për mua ashtu edhe për Rocchin, ato janë vetëm thashetheme, të cilat nuk kanë çfarëdo qoftë themeli”, ka thënë ish futbollisti shqiptar për ueb faqen italiane tuttomercatoëeb.com. Përpos sulmuesit italian Tomasso Rocchi, as mbrojtësi i majtë Kolarov nuk do të largohet në janar.
“Janë disa skuadra që mund të vijnë t’i shikojnë lojtarët tanë, por kjo nuk do të thotë se ata i dëshirojnë futbollistët tanë. Edhe nëse Bayern Munchen apo Inter pyesin për Rocchin, ne nuk do ta lëmë atë të largohet. Nuk kemi filluar e as nuk do të fillojmë negociata nga ana e jonë as sa i përket Kolarovit”, vazhdoi drejtori i Lazios.
Duket se presidenti i Lazios, Claudio Lotito, kërkon të gjejë një fajtor për rezultatet dëshpëruese të ekipit në javët e fundit dhe fushatën e dështuar të përforcimeve gjatë afatit kalimtar të verës. Mungesa e përforcimeve ka ndikuar drejtpërdrejt në rezultatet e ekipit deri më tash gjatë këtij sezoni, pasi ata kanë bërë fillimin më të dobët të një fushate në dekadën e fundit.

Hysi rikthen Maxhunin

Hysni Maxhuni është rikthyer në krye të shtabit teknik të Hysit. Ai do ta zëvendësojë Luan Prekazin, i cili tash e tutje do ta kryejë detyrën e drejtorit të shkollës së futbollit në klub. Me Maxhunin në krye, klubi llapjan synon titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës.
Hysi e ka rikthyer Hysni Maxhunin në krye të shtabit teknik. Ai do ta zëvendësojë trajnerin e deritashëm, Luan Prekazi, i cili është emëruar drejtor i shkollës së futbollit të klubit llapjan.
Drejtori sportiv i Hysit, Arbnor Morina, e ka prezantuar të hënën në mesditë trajnerin e ri, në një konferencë për shtyp të mbajtur në Prishtinë. Morina ka thënë se bordi i klubit ka konsideruar se Maxhuni e njeh mirë ekipin e Hysit dhe se është personi i duhur për ta marrë timonin e nënkampionit vjeshtor.
“Dua t’ju informoj se prej stinorit pranveror, shef i shtabit teknik në klubin tonë do të jetë trajneri me përvojë, Hysni Maxhuni, ndërsa ndihmës i tij do të jetë Fadil Ademi, ish futbollist, i cili ka kontribuar në klubin tonë”, tha fillimisht Morina i cili nuk la pa përmendur Luan Prekazin, me të cilin Hysi e fitoi Kupën e Kosovës sivjet.
“Ne e kemi bërë riorganizimin e shkollës së futbollit dhe kemi konsideruar se Luan Prekazi është personi ideal për ta bërë këtë punë. Për Prekazin kemi vetëm fjalë miradije, pasi fitimi i kupës ishte pikë kulminante”, vazhdoi Morina.
I buzëqeshur pas rikthimit të tij në krye të shtabit teknik të Hysit dukej edhe trajneri me përvojë të madhe, Hysni Maxhuni. Ai synon ta vazhdojë rrugën e nisur dhe ta shpallë kampion Hysin dhe ta fitojë Kupën e Kosovës.
“Është kënaqësi për mua që rikthehem. Hysi ka ekip stabil, i njoh lojtarët dhe filozofinë e këtij klubi. Arsyeja pse e pranova postin e trajnerit është se kushtet që t’i ofron ky klub nuk t’i ofron asnjë tjetër në Kosovë. Përparësi e këtij klubi është se po e ndërton fushën ndihmëse artificiale. Gjithashtu një pikë tjetër e rëndësishme është se planet që i kam këtu aprovohen. Bordi e ka parë të arsyeshme të më rikthejë dhe unë pranova me kënaqësi. Do ta vazhdoj punën aty ky e lash”, tha ish trajneri i Trepçës.
Maxhuni ka premtuar lojë ofanzive dhe të pëlqyeshme, ndërsa ka thënë se me Hysin synon të ecën një hap përpara. “Tash jemi në vend të dytë dhe gjasat janë reale të jemi aty ku jemi. Ne dëshirojmë ta vazhdojmë këtë rrugë e pse jo të shkojmë edhe një hap përpara. Përpos titullit, ne e synojmë edhe Kupën e Kosovës. Kemi gjasa reale t’i fitojmë këta tituj sepse i kemi kushtet, i kemi të gjitha. Por, s’duhet harruar se nganjëherë nevojitet edhe fati sportiv”, tha ai.
Maxhuni e ka përshëndetur edhe punën e trajnerit të deritashëm, Luan Prekazi me ekipin e parë, ndërsa shtoi se do të bashkëpunojë me të edhe në të ardhmen, pasi mendon që në ekipin e parë të inkuadrojë futbollistë nga shkolla e futbollit.
Hysi pritet t’i fillojë përgatitjet për sezonin pranveror më 5 janar të vitit të ardhshëm. Maxhuni planifikon që ekipi 20 ditë të përgatitjeve t’i bëjë në Kosovë, në terren të mbyllur, ndërsa më pas do ta shikojë mundësinë që t’i vazhdojë përgatitjet jashtë Kosovës, në një vend me klimë më të nxehtë.

Hysi me fushë ndihmëse

Arbnor Morina ka treguar se klubi nga Merdarja po punon për ndërtimin e fushës ndihmëse, e cila do t’ia lehtësonte punët ekipit. “Klubi ka bërë investime për ndërtimin e stadiumit ndihmës, të cilit në ditët në vijim do t’i shtrohet drenazhi. Ky stadium pritet të ndërtohet plotësisht në muajin prill dhe e gjithë shkolla e futbollit do të bartet atje. Ky stadium do të na ndihmojë për përshpejtimin e punës me të rinjtë dhe për nxjerrjen e sa më shumë talenteve nga shkolla e futbollit”, pohoi Morina.

Në bisedime me lojtarë të huaj

Pas përfundimit të sezonit vjeshtor, Hysi ka arritur t’i përforcojë radhët e veta me tre futbollistë kosovarë: Yll Hoxhën, Fisnik Papuqin dhe Drilon Dragushën. Morina informoi se në me ekipin e parë po stërvitin edhe 5 futbollistë nga shkolla e futbollit.
Gjithashtu, varësisht prej kërkesave të trajnerit të ri, Hysi mund të përforcohet edhe me futbollistë të huaj. “Ne kemi biseduar me një lojtar afrikan që luan në ligën e tretë gjermane dhe dy futbollistë nigerianë. Këta na janë ofruar nga menaxheri i tyre. Gjithashtu jemi në bisedime edhe me 2 lojtarë maqedonas dhe një malazez. Në rast se trajneri kërkon përforcime, ne do të lëvizim”, përfundoi Morina.
Hysi e ka përfunduar sezonin vjeshtor në pozitën e dytë të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll me 30 pikë, 2 më pak se kryesuesi Trepça.

Josip Kuzhe rinovon me FSHF-në deri në dhjetor 2011

Një ditë më parë kishte shfaqur shqetësimin për mosrinovimin e kontratës, gjë që iu premtuar publikisht nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka, para ndeshjes së fundit eliminatore të Botërorit 2010 me Suedinë. Trajneri kroat i kombëtares shqiptare, Josip Kuzhe, ka marrë përgjigje një ditë më pas, pikërisht sot, teksa vetoja e kreut të futbollit shqiptar në të tilla raste, është përkthyer në kontratë financiare e ligjore nga Komiteti Ekzekutiv, në mbledhjen e së martës. Më konkretisht, FSHF-ja ka rinovuar kontratën e bashkëpunimit me Jospi Kuzhen deri në dhjetor të vitit 2011, që koincidon edhe me përfundimin e fazës kualifikuese të Euro 2012. Kontrata e Kuzhes skadonte në maj të vitit 2010, por të drejtën për të bërë rinovimin ose jo e ka patur vetëm pala shqiptare, në mënyrë të njëanshme. Ky institucion ka vendosur sot që ta zgjasë bashkëpunimin me kroatin edhe për një vit e gjysmë tjetër, ndërkohë që për trajnerin nuk do të ketë asnjë rritje rroge. Ai do të paguhet me të njëjtën shifër, rreth 10 mijë euro në muaj, ndërkohë që do të vazhdojë të jetojë në Shqipëri. Ndër vendimet e tjera të Komitetit Ekzekutiv ka qenë ai për rikonstruksionin e fushave të stadiumit “Flamurtari” në Vlorë dhe “Loro Boriçi” në Shkodër. Një tjetër vendim ka qenë ai për licensimin e klubeve sipas kërkesave të UEFA-s, por edhe heqja e detyrimeve për futbollin amator.

Kroati e vijon punën nga zbori turk

Kroati në kërkesën e tij ka sqaruar se ka pasur oferta të tjera, duke qenë se me FSHF-në ligjërisht mund t’i mbyllë marrëdhëniet majin që vjen, kështu që nuk dëshiron t’i humbasë rastet e mira nëse FSHF nuk ka ndër mend t’ia rinovojë kontratën. Çështja e rinovimit të Josip Kuzhes pritet të kalojë pa debate në mbledhjen e KE-së, pasi puna e deritanishme e kroatit ka qenë bindëse.
Në fillim të janarit, në Turqi do të zhvillohet “zbori” i radhës me lojtarët më të mirë dhe të perspektivës së kampionatit shqiptar, që do të kalojnë në “lupën” e kroatit për të paktën 7 ditë. Të mërkurën e kaluar (u luajtën ndeshjen e kthimit të turit të dytë të kupës) dhe në fundjavë Kuzhe ndoqi disa ndeshje në vendin tonë, ndërsa dy ditë më parë ka udhëtuar drejt Gjermanisë, ku do të vëzhgojë dhe bisedojë me Mërgim Mavrajn, futbollist shqiptar me pasaportë gjermane (ka luajtur me Shpresat e Gjermanisë), i cili luan me Bohumin në Bundesligë. Fakti që kroati është i impenjuar maksimalisht për gjetjen e elementëve cilësorë për kombëtaren shqiptare, tregon se ai dëshiron të vijojë me projektin e tij edhe pas muajit maj.

Rezultatet e Shqipërisë me Josip Kuzhen

Kombëtarja e shqiptare ka zhvilluar 6 ndeshje brenda 8 muajve të parë të drejtimit të Josip Kuzhes. Kroati e nisi aventurën e tij në krye të kuqezinjve në ndeshjen e vështirë me Portugalinë (1-2) në “Qemal Stafa”, për eliminatoret e Botërorit 2010. Me Kuzhen Shqipëria ka luajtur tri ndeshje eliminatore dhe tri miqësore. Për botërorin afrikan kuqezinjtë kanë marrë një barazim dhe dy humbje, ndërsa në tri miqësoret e zhvilluara dy barazime dhe një fitore tenistike me Qipron (6-1).

Golaverazhi i përgjithshëm: 10/9.

Shqipëri-Portugali 1-2 (elim.)
Shqipëri-Gjeorgji 1-1 miq.)
Shqipëri-Qipro 6-1 (miq.)
Shqipëri-Danimarkë 1-1 (elim.)
Suedi-Shqipëri 4-1 elim.)
Estoni-Shqipëri 0-0 (miq.)