15 dhjetor 2009

Camoranesi Jasht fushes per 3 Muaj

Mesfushori i Juventusit, Mauro German Camoranesi sipas të gjitha gjasave do të qëndrojë jashtë fushe për tre muaj, raportojnë mediumet italiane të hënën.

Camoranesi pësoi një dëmtim në muskulin e kofshën në ndeshjen kundër Barit, të cilën skuadra e Juventusit e humbi me shifrat 3:1.

Gjatë ditëve të ardhshme Camoranesi do t’i nënshtrohet disa testimeve dhe do të kuptojë se për sa kohë nuk do të jetë në gjendje të luajë.

Raportet e para nga stafi i mjekëve të Juventusit parashohin një puazë prej tre muajve për mesfushorin e Përfaqësueses së Italisë.

Juventusi gjithashtu është edhe pa të dëmtuarit Gianluigi Buffon, Momo Sissoko dhe Vincenzo Iaqiunta, që pritet të rikthehen në fushë në vitin tjetër.