15 dhjetor 2009

Juventus si Notts County, Barcelona kopjon Baselin

Pse Juventus është bardh e zi, Arsenal i kuq, ndërsa Milan kuq e zi ? Pse Barcelona ka fanellat e ngjashme me klubin zviceran Basel ? Arsyet janë të pazakonshme dhe të ndryshme. Dikujt ngjyrën e fanellave ia përcaktoi edhe makina për larjen e rrobave!

Shumëkush kishte qeshur kur disa sezone më parë Juventus kishte fanellat me ngjyrë vjollce për ndeshjet si mysafir. Mirëpo, kjo ishte ngjyra e fanellës së tyre ‘origjinale’.

Gjiganti torinez ishte paraqitur me fanellën ngjyrë vjollce pas themelimit të klubit. Por, nga këto fanella i kishte ‘shpëtuar’ në vitin 1993 babai i një futbollisti.

Kishte shkuar për t’i larë fanellat, ndërsa ato kishin ‘lëshuar ngjyrën’ dhe është dashur t’i hedhin. Në ndihmë u doli një anëtar i klubit anglez Notts County, John Savage, i cili u dhuroi atyre një komplet të fanellave bardh e zi, ngjyra të cilat i përdorin edhe sot.

Juventus nuk është klubi i vetëm që ka histori interesante të lidhur me fanellat e ekipit. Fanellat e Barcelonës i kishte zgjedhur themeluesi i klubit, Joan Gamper, në vitin 1899 dhe kishte marrë shembull nga klubi zviceran Basel.

West Ham United në të kaluarën kishte pasur fanella me ngjyrë të kaltër, por njëri prej menaxherëve të tyre nga viti 1899 ishte sprinteri anglez, William Dove. Gjatë një panairi në Birmingham, katër futbollistë të Aston Villas e kishin ftuar në garë.

Dove kishte fituar, ndërsa ata nuk kishin pasur para për t’i paguar, por ia kishin dhënë fanellat. Manchester United pas themelimit të klubit kishte bartur fanella ngjyrë verdhë dhe gjelbër, por pas ndërrimit të emrit në atë që e mbajnë tani, kanë ndërruar edhe ngjyrën e fanellave në atë të kuqe që e mbajnë edhe sot.

Liverpool në fillim ishte paraqitur me fanella ngjyrë bardh e kaltër, sikurse rivali i qytetit Everton. Por, nga viti 1984 ata kishin zgjedhur fanellat me ngjyrë të kuqe dhe brekë të bardha, ndërsa në vitet e 60-ta ishin komplet të kuq.

Aston Villa gjithmonë është paraqitur në fanellën aktuale me ngjyrë bojëgjaku dhe të kaltër për shkak të ndikimit skocez dhe fanellat janë dizajnuar në kombinim mes atyre të Hearts dhe Rangers.

Fred Beardsley dhe Morris Bates në Arsenal kishin sjellë fanellat e vjetra të Nottingham Forest, ndërsa ekipi aktual i mban fanellat e pandryshuara të kuqe dhe të bardha nga viti 1933.

Pas Luftës së Dytë Botërore, gjiganti italian Inter fanellën me ngjyrë të bardhë dhe shirit të kuq e kishte ndërruar me ngjyrat zi e kaltër, të cilat i mbajnë nga 1928. Ngjyra e zezë përfaqëson natën, ndërsa e katërta qiellin. Rivali i tyre lokal Milan gjithmonë është paraqitur me fanellat me ngjyrë kuq e zi. Ngjyra e kuqe paraqet fuqinë, ndërsa e zeza është shenjë frike për kundërshtarët.