06 dhjetor 2009

Labinot Sheholli ia solli tri pikë Bielit

Skuadra Biel shënoi fitore të zorshme me rezultat 2:1 në ballafaqim me Yverdonin, në javën e 15-të të ligës së dytë zvicerane. Ndër më të merituarit për këtë fitore minimale ka qenë futbollisti shqiptar nga Kosova, Labinot Sheholli, i cili ka shënuar gol në minutën e 54-të kur është barazuar rezultati 1:1. Pas katër minutave skuadra e Shehollit shënoi edhe golin e fitores nëpërmjet futbollistit Casasnovas. Biel zë vendin e gjashtë me 23 pikë të fituara, ndërsa Yverdoni renditet i shtati me 21 pikë.