06 dhjetor 2009

Xhemaili me Parmën një pikë të ëmbël nga Genoa

Skuadra e Parmës së bashku me futbollistin Blerim Xhemajlin iu janë gëzuar fortë një pike të fituar si udhëtues në përballje me Genoan shumë të fortë. Genoa-Parma ka qenë një ndeshje dramatike dhe që përfundoi me rezultat 2:2, në ndeshjen e javës së 15-të Serie A. Xhemaili luajti titullarë për 90 minuta duke dëshmuar angazhim të pashoq në fushë me bashkëlojtarë dhe nxorën një pikë tejet të rëndësishme. Për Genoan shënuan Palacio (13’) e Palldino (66’), ndërsa për Parmën realizoi futbollisti Biabiany në minutën e 36-të dhe në atë të 58-të. Parma radhitet në vendin e katërt me 25 pikë, ndërsa Genoa dy pozita më poshtë me 24 pikë.