17 dhjetor 2009

Kuzhe ka mjaft punë

Përzgjedhësin e kombëtares së Shqipërisë, Josip Kuzhen, e pret punë e vështirë në përzgjedhjen e futbollistëve për përgatitjet që do t’i zhvillojnë në muajin janar në Antalia të Turqisë. Kuzhe për këtë qëllim edhe ishte i pranishëm në stadiumin e futbollit në Kavajë, ku nga afër ka përcjellë ndeshjen derbi, Besa-Tirana, e cila përfundoi me rezultat 1:1. Ai më këtë rast ka parë formën e disa futbollistëve që ka në plan t’i ftojë në kombëtare për përgatitje në Antalia. Përzgjedhësi brenda disa ditësh edhe do të bëjë të ditur emëroren e futbollistëve për Antalia.