17 dhjetor 2009

Blatter nuk lejon që të ‘vdesë’ futbolli!..

Numri i një i shtëpisë më të madhe të futbollit (FIFA-s), Sepp Blatter, është i vendosur deri në pikën e fundit dhe nuk lejon kurrfarë rregulla të tjera të reja që të aplikohen në futboll për gjyqtarët që të dëmtojnë rëndë imazhin e këtij sporti. Blatter ka thënë se sa do të jetë në krye të FIFA-s nuk do ketë ekrane për përsëritjen e aksionit gjatë ndeshjeve. “Në momentin që ndeshja do të ndërpritet që gjyqtari të rishikojë aksionin, futbolli do të vdesë. Këtë situatë e shikoj me njerëzit që dalin nga stadiumi të heshtur sepse nuk kanë për çfarë të diskutojnë dhe kjo do të thotë braktisje për sportin tonë. Nuk e di çfarë do të ndodhe kur të mos jem në krye të FIFA-s por për momentin moviola nuk hyn në agjendën time. Gjithsesi, ndihma të tjera teknologjike nuk përjashtohen. Dy vjet më parë eksperimentuam në botërorin për klube një çip brenda në top që sinjalizon nëse topi e kalon vijën fatale, por shumë shpejt do të përdorim një sistem tjetër për të vërtetuar nëse topi e kalon ose jo vijën”, tha Blatter.