24 dhjetor 2009

Krizë sulmi në Chelsea

Chelsea përballet me krizë në repartin e sulmit në prag të takimeve të Krishtlindjeve në Ligën Premier.

Nicolas Anelka për shkak të lëndimit do të pauzojë rreth tre ndeshje, ndërsa Didier Drogba dhe Salomon Kalou pas ndeshjes kundër Birminghamit do të largohen për në vendlindjen e tyre në përgatitje për Kupën Afrikane të Kombeve.

Kjo do të thotë se Ancelotti do të mbetet vetëm me Daniel Sturridge dhe 18-vjeçarin Fabio Borini në sulm, i cili deri tash nuk ka shënuar asnjë gol për Chelsean, ndërsa nuk ka startuar kurrë në Ligën Premier.

“Shpresova se Drogba do të luajë kundër Fulhamit, por gabova. Zyrtarisht lojtarët duhet të jenë atje 14 ditë para fillimit të Kupës së Afrikës, që fillon më 11 janar”, ka thënë Ancelotti.

Anelka në anën tjetër do të mungojë në ndeshjet kundër Birmingham, Fulham dhe ndeshjen e Kupës FA kundër Watford./