24 dhjetor 2009

Milani ka synim kryesor Gokhan Inler dhe Edin Dzeko

Trajneri i Milanit Leonardo është duke pritur dhe konfirmimin nga zyrtarët e klubit, për të hyrë në tregun e afatit kalimtar dimëror, raporton Il Corriere dello Sport.

Braziliani është duke pritur rezultatet e vazhdimit të kontratave me antarët e klubit, veçanërisht të ekipit të të rinjve, në përgaditje të buxhetit për sezonin e ardhshëm.

Përkundër deklaratave të hierarkisë së Milanit se nuk do të ketë transferime në Janar, raporte të mediave Italiane thonë të kundërtën.

Milani ka dy synime kryesore për afatin kalimtar dimëror – transferimin e Gokhan Inler nga Udinese, dhe transferimin e Edin Dzekos.

Përderisa Milani është i sigurtë se transferimi i Gokhan Inler do të jetë mëse i lehtë, transferimi i Edin Dzekos nga ana tjetër do të jetë tejet i vështirë.

Boshnjaku ka zgjuar interesimin e tërë Europës, duke përfshirë këtu ish trajnerin e Milanit Ancelottin, i cili me ngulm e kërkon Dzekon në Stamford Bridge.