24 dhjetor 2009

Luca Toni në Roma?

Mediat përcjellin lajmin e Luca Toni tashmë ka arritur marrëveshje me Romën dhe sulmuesi me siguri do të rikthehet në Itali në afatin kalimtar të janarit.

Toni është i etur të largohet nga Bayern Munichu dhe të transferohet në një klub tjetër ku do të mund të luajë me qëllim që të jetë pjesë e kombëtares së Italisë, e cila do të udhëtojë në Kupën Botërore.

Toni ishte lidhur me disa klube, por sipas informatave të fundit ai do të jetë pjesë e Romës. Zyrtarisht ai pritet të promovohet si lojtar i ri i ekipit italian në fillim të afatit kalimtar të janarit./