02 dhjetor 2009

Kërcënohet Berbatov

Dimitar Berbatov është kërcënuar nga grupe mafioze bullgare se do t’ia kidnapojnë familjen. Sipas medieve angleze, sulmuesi i Manchester United është detyruar ta transferojë familjen e tij në Angli për t’iu shmangur kidnapimit.
Kjo mafi e kishte kontaktuar të ëmën e futbollistit bullgar, së cilës i kishin thënë se familja e saj është në rrezik në rast se nuk do t’u paguheshin atyre 500 mijë euro, për t’i mbrojtur.
Mafia bullgare kishte kërcënuar se do ta rrëmbenin gruan e Berbatov, Elena dhe vajzën Dea. Mirëpo, menaxheri i Berbatov, Emil Danchev, i ka quajtur të pavërteta këto shkrime.