02 dhjetor 2009

Klinsmann s’kthehet në Bundesliga

Pasi e udhëhoqi Bayern Munchenin, Jurgen Klinsmann nuk do ta drejtojë më ndonjë ekip të Bundesligës. Ose, të paktën, këtë nuk do ta bëjë në një të ardhme të afërt.
Këtë e ka bërë të ditur ish selektori i Gjermanisë dhe i Bayern Munchen për magazinën gjermane Bild.
Po ashtu, ish futbollisti i njohur gjerman ka konfirmuar se nuk do ta marrë në dorë Stuttgartin, siç flitej kohëve të fundit. Aktualisht Klinsmann është i pa punë.