03 dhjetor 2009

Guardiola: Xerez na ka lodhur


Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, thotë se ekipi i tij nuk ishte në formën më të mirë në takimin e mbrëmshëm ndaj Xerez.
Barcelona kaloi në epërsi me golin e Thierry Henry me të filluar pjesa e dytë, por ata rrezikuan deri në minutat shtesë të ndeshjes, kur Zlatan Ibrahimovic shënoi golin e dytë për të lehtësuar Guardiolën.“Problem yni ishte si të luajmë, si t’i qasemi ndeshjes, që ishte shumë monotone. Kualiteti i jonë e vendosi ndeshjen, pasi asnjëri prej ekipeve nuk krijoi shumë raste”, ka thënë Guardiola.“Na ka lodhur shumë. Pjesërisht kjo është normale, pasi vijmë nga një ndeshje me shumë tension dhe për këtë arsye bëra ndryshime. Doja të luaj me lojtarë që kishin këmbë dhe mendje të freskëta. Ndeshja ishte e rrezikshme deri në fund. Deri në golin e dytë, asgjë nuk ishte zgjidhur”, ka shtuar spanjolli