16 dhjetor 2009

Kenia, zhduket kombetarja e Eritreas

Kombetarja e Eritreas eshte zhdukur brenda pak oresh, duke vene ne alarm drejtuesit e futbollit te vendit afrikan.
Asnje nga 12 futbollistet e kesaj kombetareje qe udhetuan per ne Kenja ku do merrnin pjese ne nje turne rajonal, nuk gjendet ne Nairobi. Ata jane zhdukur sa hap e mbyll syte pasi nuk munden te jetojne me ne Eritrea, i konsideruar si vendi me i dhunshem ne Afrike.
Kjo eshte hera e trete qe kombetarja e Eritreas refuzon te rikthehet ne atdhe. Nderkohe, ne Eritre askush nuk flet per kete lajm pasi nuk ekzistojne mediat e lira. Organet e shtypit kontrollohen nga regjimi. Eritrea renditet ne vendin e fundit te renditjes se lirise se shtypit ne Afrike. Pas ndeshjes me Tanzanine te humbur 4-0, lojtaret kane humbur gjurmet dhe kete e konfirmoi edhe zyrtari i larte i kompeticionit, Nicholas Musonye.
“Shoqeruesi i lojtareve ka pritur me kot ne aeroport pasi ata nuk mberriten. Ne fund, avioni u nis pa lojtaret. As une nuk e di ku jane fshehur. Nuk di as nese kane ne mendje te qendrojne ne Kenia apo te dalin jashte kufijve”, shprehet Musonye. Nderkohe, ministri i Informacionit te Eritreas, Ali Abdu, ka konfirmuar lajmin per BBC-ne, i cili shtoi se ata jane te mirepritur nese duan te kthehen ne atdhe.
“Kjo eshte shtepia e tyre ku mund te punojne dhe jetojne te qete”, thekson ai. Por kjo deklarate eshte pak e besueshme, duke pare fatin qe kane pesuar shume kundershtare te regjimit, te cilet jane izoluar ne burgje duke iu nenshtruar torturave.