16 dhjetor 2009

Ribery, Chelsea ofron 47 milione euro

Deklarata e djeshme e presidentit te Bayern Munchen, Uli Hoeness ne lidhje me Frank Ribery ka vene menjehere ne levizje klubin e Chelsea qe e kerkon me cdo kusht sulmuesin e talentuar.
Hoeness u shpreh se e ardhmja e Ribery ne Gjermani eshte ende ne dyshim dhe kaq ka mjaftuar qe Chelsea te nise menjehere drejt Bavarise nje oferte qe arrin deri ne 47 milione euro. Sipas “Daily Mail”, Abramovich e ndjek prej kohesh lojtarin francez dhe mund te beje gjithcka per ta pasur ne skuader.
Pengesa e vetme eshte se blute e Londres duan ta marrin lojtarin qe ne janar, por Bayern nuk mund te privohet nga nje element i tille pasi po luftin ne dy frinte, Bundeslige dhe Champions League.