16 dhjetor 2009

Casillas, portieri më i mirë në botë

Iker Casillas është portieri më i mirë në botë, sipas FIFA-s. Kështu shkruante të mërkurën e përditshmja spanjolle AS, sipas së cilës, këtë vendim e ka marrë FIFA dhe se kjo do të publikohet të hënën që vjen në Cyrih, në galanë e fundvitit, të cilën e mban Federata Ndërkombëtare e Futbollit, ku i zgjedh më të mirët e vitit.
Sipas As, pas Casillas renditen Victor Valdes (Barcelona), Van der Sar (Manchester United), Reina (Liverpool) e Neuer (Schalke 04).