08 dhjetor 2009

Kaseti: Goli më i rëndësishëm i karrierës time

Mbrojtësi verdhekuq i ka dhuruar fitoren Romës në derbin e “Olimpikios” kundër Lacios
Ka përfunduar me sherr, të gjithë kundër të gjithëve në mesin e fushës. Lacialët në kërkim të romanistëve, me tifozerinë verdhekuqe, që i ka uruar rënien në Serinë B tifozerisë bardhekaltër. Një fund i denjë për një mbrëmje të shëmtuar. Jashtë stadiumit dhe në shkallët e tij është parë, si zakonisht, mungesa e qytetarisë. Në fushë, është luajtur vetëm për një pjesë loje dhe vetëm në momente të caktuara
. Duket se derbi roman është bërë më praktik, ka pak spekatakël, shpërthime të rralla dhe shumë shqelma. Për këtë arsye, nuk duhet të habitemi shumë nëse protagonisti i ndeshjes ka qenë një mbrojtës krahu, lojtari klasik puntor, ai që përgjithësisht nuk shënon asnjëherë, por këtë ndeshje ndëshkues.
I ÇMENDUR - Jeta di të dhurojë surpriza të mrekullueshme. Kaseti mban numrin 77 dhe në minutën 77 (”Duket që ka qenë e shkruar”, ka thënë ai), ka shkuar të festojë përballë tifozerisë së tij. Vuçiniç ka krosuar nga e djathta, ai ka goditur menjëherë. Gjuajtja nuk ka qenë e pastër, por ka qenë fituese. Kur ka parë topin në rrjetë, Marko ka vrapuar dhe nuk ka kuptuar më asgjë. Gëzimi ka qenë i papërmbajtshëm.
“Eshtë goli më i rëndësishëm i karrierës time. E pabesueshme, një ëndërr, - ka thënë në fund të ndeshjes. - Kam qenë kaq i lumtur sa nuk kam patur as forcën për të festuar më gjatë”. Të gjithë lojtarët verdhekuq kanë shkuar tek sektori i stadiumit ku qëndronte tifozeria ultras, me Kasetin që është përqafuar nga të gjithë. Kur është rikthyer në fushë i ka shpëtuar një “të dua”. “Ka qenë për gruan time, ky gol është i saji”.
CHAMPIONS- Gratë janë shoqëruese të çmueshme për futbollistët. Gruaja e Kasetit do të kishte qenë akoma më e çmuar për burrin e saj nëse njëzet minuta para golit, Hulio Serxhio nuk do të kishte shpëtuar portën e Romës pas një gjuajtjeje të Maurit. Aksioni ka lindur pikërisht nga një gabim i Kasetit. Jeta është e çuditshme, Kaseti në derbi nuk duhej as të kishte luajtur. “Po, nëse nuk do të ishte dëmtuar Mekses…”.
Ndërsa, ka shkuar në “parajsë” duke marrë edhe Romën me vete, që tani ndodhet vetëm një pikë larg zonës Champions. Por, jo pa vuajtje. “U bënë katër vite që luaj në derbi dhe çdo herë futemi në fushën e lojës shumë të kontraktuar. Të paktën këtë herë kemi arritur ta përfundojmë mirë. Jam i lumtur edhe për skuadrën, sepse e kemi filluar keq sezonin, por resurset për t’u rikthyer në Champions nuk na mungojnë”.
TOTI - Pothuajse asnjëherë në formacionin bazë, megjithatë, Spaleti më parë dhe Ranieri tani e kanë zgjedhur para Motës dhe Sisinjos. “Jam i kënaqur për Markon. Këtë gol e meritonte si lojtar dhe si njeri. Nuk kemi luajtur mirë, por në derbi është e rëndësishme të fitosh”, ka thënë Toti.