08 dhjetor 2009

Ranieri shijon fitoren: Një emocion i veçantë

Nata që ka ëndërruar gjatë gjithë jetës. Për derbin e tij të parë romanist Klaudio Ranieri ka gjetur fjalët e duhura: “Ka qenë një nga emocionet më të bukura dhe më të veçanta të jetës time. Rikthimi në stadiumin tim, para tifozëve të mi… Tensioni i derbit ka qenë i madh, në pjesën e parë nuk kemi luajtur mirë, më pas në pjesën e dytë të dy skuadrat janë përmirësuar. Lacio ka shkuar afër golit, më pas ne kemi bërë një aksion të bukur për të zhbllokuar ndeshjen dhe për të fituar. Kaseti? Përtej golit, ka zhvilluar një lojë të bukur.
Tani jemi një pikë larg zonës Champions dhe unë shpresoja që kjo të ndodhte. Nuk është se kemi ndryshuar shumë, vazhdojmë të bëjmë gabime, por më në fund nuk kemi pësuar gol. Modulet? Në pjesën e parë nuk arrinim të ishim kompaktë dhe prisja fundin e 45 minutave për të ndryshuar skuadrën për ta bërë më kompakte. Eshtë për të ardhur keq për ndërprerjen e derbit dhe për ato episode të shëmtuara. I kemi treguar botës një imazh të shëmtuar”, ka thënë Ranieri.