04 dhjetor 2009

Kalou mungon për dy javë

Sulmuesi i Chelseas, Salomon Kalou do të qëndrojë jashtë fushës për rreth dy javë, për shkak të një lëndimi në kofshë. 24 vjeçari pësoi një çarje të vogël në kofshën e këmbës së majtë gjatë ndeshjes çerekfinale të Carling Cup kundër Blackburnit të mërkurën.
Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë luajti për gjithë 120 minutat e ndeshjes në Ewood Park, ku Blackburn fitoi pas penalltive. Kalou pritet t’i mungojë Chelseas në ndeshjet e Premierligës kundër Manchester City dhe Arsenalit si dhe takimin e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve kundër Apoel Nicosia.