04 dhjetor 2009

Handanovic, i lumtur në Udinese

Samir Handanovic nuk planifikon të largohet nga Udinese. Portieri slloven spekulohet se kërkohet nga klube të ndryshme evropiane, pas paraqitjeve të mira për ekipin italian në vitet e fundit. Mirëpo, ai ka insistuar se aktualisht nuk joshet nga transferimi te ndonjë klub më i madh.
“Jam i lumtur në Udinese. Më pëlqen Udine si qytet. Këtu kam jetë të qetë dhe është lehtë të punosh në Udinese”, deklaroi 25 vjeçari. Handanovic luajti në Treviso, Lazio dhe Rimini, para se të transferohej në Udinese gjatë sezonit 2007-08.