17 dhjetor 2009

Kaladze mbetet në Milan

Mbrojtësi i Milanit, Kakhaber Kaladze nuk do të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar të janarit, ka bërë të ditur menaxheri i tij, Vincenzo Morabito.
Së fundi qarkulluan spekulime se reprezentuesi gjeorgjian mund të largohet nga Milan pas mungesës së paraqitjeve në ekipin e parë. Mirëpo, Morabito ka theksuar se klienti i tij do të mbetet në San Siro.
“Milan nuk guxon të humb një anëtar të rëndësishëm si Kaladze. Pas lëndimit të Thiago Silvas, prania e Kaladzes do të jetë përsëri element vendimtar për Milanin. Ai do të mbetet në klub”, tha Morabito.