17 dhjetor 2009

Donovan, afër Evertonit

Everton ka njoftuar se ka arritur “marrëveshje në parim” për transferimin e sulmuesit të LA Galaxy, Landon Donovan për huazim dymujor me fillim nga janari.
27 vjeçari pritet t’i bashkohet Evertonit më 2 janar dhe do të jetë pjesë e ekipit deri në mesin e muajit mars.
“Ju doni të shkoni atje ku jeni i kërkuar. Everton është sjellë në mënyrë jashtëzakonisht profesionale me interesimin e tyre dhe ndiej se ky është klubi ku mund të ndihem i rëndësishëm”, deklaroi Donovan.