17 dhjetor 2009

Gati për Kampionatin botëror

Rio Ferdinand insiston se do të jetë i gatshëm për Kampionatin botëror të vitit të ardhshëm, pavarësisht dyshimeve rreth formës së tij fizike.
Qendërmbrojtësi i Manchester United nuk ka luajtur nga humbja e Djajve të Kuq 2-0 nga Liverpool në tetor për shkak të një lëndimi në kofshë dhe një problemi në shpinë.
Mirëpo, ai beson se do të jetë në dispozicion për Kombëtaren e Anglisë për Kampionatin botëror.
“Besoj se do të jem gati. Nuk dyshoj, do të jem gati për verën e ardhshme”, tha Ferdinand.