26 dhjetor 2009

Kaka: Dua kupën e Botës

Assi i Real Madridit Kaka ka shpalosur objektivat për vitin 2010, e që sipas tij është triumfi me brazilin në kampionatin botëror Afrika Jugore 2010.
“ Kampionati botëror sigurisht se është një objektiv. Kampionati botëror do të jetë vazhdimsia e punës së madhe që një lojtar bën në klub.”
“ Unë duhet të pregaditem mirë me Real Madridin për të qenë në formë të mirë para kampionatit.”
“ Gjithçka mund të ndodhë gjatë kampionatit. Mund të fitoni ose të humbni, por nëse shkojmë atje të përgaditur atëherë gjasat janë të mëdha.”
“ Ne duhet ti shfrytëzojmë mirë dy javët pregaditore pasi që kjo është fundamentale nëse një skuadër dëshiron të fitoj këtë garë.” Përfundoi Kaka.