26 dhjetor 2009

Gerrard i ringjallur pas golit

Kapiteni i Liverpoolit shprehu entuziazmin e tij pas fitores 2-0 ndaj Wolverhamptonit.
Pas një serie e formës së dobët, ishte përjashtimi i Ward, që i hapi rrugë Liverpoolit, që shënoi dy gola nëpërmes kapitenit dhe nëpërmes Yossi Benayoun.
“ Wolves erdhën të organizuar, ata janë gjithnjë të vështirë për tu mposhtur.”
“ Gjithçka ishte derisa të vinte pika kulminante. Ne ishim nervoz herë pas here, dhe tifozëve po u kalonte durimi. Por ne e ditëm se nëse kemi besimin, golat do të vinin.”
“ Kur nuk i arrin rezultatet që i pret, atëherë gjithmonë ndikohesh në besim.”
“ Por gjithçka u rregullua. Nëse e mbajmë këtë qëndrim si sot, atëherë do të vazhdojmë kështu.” Përfundoi Gerrard.