26 dhjetor 2009

Mancini: Duhet përmirësuar ende

Roberto Mancini ka falenderuar skuadrën e tij që e mposhti 2-0 Stoke Cityn në stadiumin e qytetit të Manchesterit.
Martin Petrov dhe Carlos Tevez shënuan në pjesën e parë për fitoren e Cityt.
Sidoqoftë, Mancini pranon se ka shumë hapësirë për tu përmirësuar.
“ Jam i lumtur pasi që fituam një ndeshje të vështirë.”
“ I jam falenderuar lojtarëve pasi që ishin fantastik sot, mendoj se duhet të përmirësohemi por për sot, jam i kënaqur.”
“ Sot, ishte me rëndësi që nuk pranuam gol, dhe për mua, Shay Given është portieri më i mirë në botë.”
“ Duhet të punojmë shumë javën e ardhshme dhe tifozët duhet ti ndihmojnë lojtarët në fushë.” Deklaroi pas ndeshjes, trajneri i ri i Cityt, Roberto Mancini.