11 dhjetor 2009

Juvja, 2.5 mln humbje pa kalimin në 1/8-at

Kaq është fatura pas skualifikimit që në raundin e parë në krahasim me sezonin e shkuar. Edhe imazhi pëson dëm

Të gjithë në stërvitje dhe duke bërë llogaritë financiare… Pas dështimit në shtëpi nga Bajerni i Mynihut, që i kushtoi Juventusit skualifikimin nga Liga e Kampioneve, drejtori financiar bardhezi, Mikele Bergero ka nisur të bisedojë e pyesë bashkëpunëtorët e tij. Sa kushton, në parà dalja nga Championsi që në raundin e parë? Nëse do të arrinte deri në fund, me tabelat e reja të UEFA-s (më shumë parà prej këtij viti për klubet e mëdha), “Zonja” do të kishte pasur mundësi të fuste në arkat e klubit deri në 16 milionë euro mes çmimeve dhe fitimeve në të gjitha aspektet.

Nga sezoni i shkuar nga Championsi, klubi bardhezi ka arritur në një bilanc prej 25.5 milionë eurosh deri në daljen në 1/8-at; kështu, 23 milionët e fituar deri të martën, sollën një humbje prej 2.5 milionë euro, gjithnjë duke e krahasuar me vitin që shkoi. Mungojnë fitimet e mëdha dhe dëmi i imazhit jo në mënyrë sasiore. “Komardarja” e Ligës së Europës, të gjitha vendet e zëna në “Olimpiko” dhe nëse skuadra arrin deri në fund të kësaj veprimtarie, mes fitimeve dhe çmimeve të UEFA-s, do të sillnin në arkat e klubit më pak para në krahasim me “lumin” e milionave, që premton Championsi. Si do që të shkojë, janë disa milionë. Pastaj është dëmi i imazhit ndaj emrit.

“Një pjesë e mirë e fitimeve të Juves janë të lidhura me markën dhe imazhin, ku vlera është shumë më e madhe, - shpjegon drejtori financiar i Juves, Bergero. - Ecuria sportive ndikon, nëse fitohet të ardhura ka, por nëse do të ecej përpara në Champions do të ishte edhe më mirë”. Para së gjithash për zyrën e marketingut, që mund të marrë nga sponsorët dhe televizionet shifra të konsiderueshme.

Që tani po punohet për t’u dhënë besim aksionerëve pas rënies në bursë një ditë pas skualifikimit. Gjithçka në dorë e ka shpejtësia në menaxhim e klubit për të mbyllur humbjet, ose më mirë, mungesën e të ardhurave mbi bilancin e dy viteve të ardhshme, pa çuar në vuajtje fushatën e merkatos për skuadrën. Pra, nuk duhet që Juvja të dështojë në objektivat e ardhshëm, kualifikimi direkt në Champions në sezonin e ardhshëm, Kupa e Italisë dhe Europa Ligë: “gjëra të vogla”, por që nëse do të përmblidheshin, janë oksigjen për arkat e klubit me objektivin e një bilanci të ri të barabartë.