11 dhjetor 2009

Christoph Daum konfirmon se lojtarët e Fenerbahçes janë të përfshirë në seks skandal

Tekniku i Fenerbahçes Christoph Daum ka konfirmuar se disa lojtarë të përbërjes së parë të gjigantëve të SuperLigës Turke, janë të involvuar në seks skandalin i cili kishte tronditur mbarë opinionin e gjerë turk.
Raporte nga vendi më herët gjatë javës thonin se Colin Kazim – Richards, Vederson, Fabio Bilica dhe Santos organizonin ‘ maratona seksuale ‘ në një hotel në Stamboll.
“ I dëshpëruar, më duhet të konfirmoj se këto spekulime janë të vërteta. Jam absolutisht i shokuar që i shoh këto gjëra duke ndodhur. Kurrë nuk e kam pritur që lojtarët e Fenerbahçes mund të involvohen në diçka të tillë.”tha Daum për Bild.
Siç mësojmë nga burimet tona, Colin Cazim Richards 23 vjeçar, kishte paguar më se 1500 euro qera për një natë në Nobel – Hotels në Stamboll.