07 dhjetor 2009

Juve, nuk keni fituar ende

Legjenda gjermane dhe presidenti i nderuar i Bayern Munichut Franz Beckenbauer beson se gjiganti i bundesligës mund ta pastroj nga rruga Juventusin nesër në ndeshjen kruciale për kualifikim më tej.

Me francezët e Bordeaux të kualifikuar në fazën KO, tani Bayernit i duhet një fitore, përndryshe do të qëndroj në shtëpi.

“ Bayerni do ta mposht Juventusin 1-0,” tha Beckenbauer për La Gazzeta dello Sport.

“ Goli do të vie në minutën e 89, dhe kështu Juventus nuk do të ketë kohë ta barazoj rezultatin.”

“ Une e kam shikuar Juventusin vetëm kur luajti në Europë, dhe e kam analizuar kur luajti si mysafir. Juventus ka lojtarë kualitativ që mund ta vendosin ndeshjen.”

“ Ne do të vuajmë për shkak të avantazhit të tyre ( Juventusit i duhet një barazim ) dhe për shkak të fuqisë së tyre në shtëpi. Ata janë një ekip konkret dhe fizik që është vështirë të mposhtet. E patë se çfarë i ndodhi Interit? Neve na duhet fitorja.”

“ Juve është favorite, por nuk duhet të mendoj se ka fituar.” Përfundoi Becks.