07 dhjetor 2009

Galliani kërkon fokusim në Champions League

Zëvendës-presidenti i Milanit,Adriano Galliani ka kërkuar prej lojtarëve të fokusohen në ndeshjen e së martës kundër Zurich.
Rossonerët duhet të fitojnë nëse dëshirojnë të kualifikohen në raundin e ardhshëm në Champions League.Galliani kërkon që përveç në Serie A,ata duhet të përqendrohen në CL e të ndryshojnë mentalitetin e tyre në Zvicër.
“Tani jemi duke menduar për Champions League”,deklaroi Galliani duke lënë aeroportin Malpensa në Zvicër.
“Champions League është një gjë kurse Serie A tjetra.Tani jemi duke menduar për një garë e cila është gjithmonë në mendjet tona”.
“Serie A është e rëndësishme dhe gjithmonë do të japim më të mirën në të,por ne jemi shënuar në histori të Champions League dhe kjo është ndryshe”,përfundoi Galliani.