07 dhjetor 2009

Chiellini mungon kundër Bayern Munich

Mbrojtësi i Juventus,Giorgio Chiellini do të mungoj në ndeshjen kundër Bayern Munich në Champions League.

Tuttosport raporton se italiani kishte munguar në trajnime dhe sigurisht se nuk do të jetë prezent edhe në ndeshjen e madhe kundër Bayern.

Chiellini vuan nga një goditje në muskul dhe i duhet pushimi.Nicola Legrottaglie ka gjasa të jetë zëvendësim i Chiellinit dhe partner i Cannavaros.

Pjesa tjetër e ekipit është trajnuar në fushat e Vinovo’s për ta mirëpritur ekipin gjerman.

Ndërkohë,lajmet nga Gjermania thonë se Luca Toni nuk është zgjedhur në formacion të parë që tregon se ai ndoshta mundet të rikthehet në vendlindje.