18 dhjetor 2009

Juve fton Hidink, trajneri holandez preferon Rusinë

Juventus i ka ofruar Guus Hinddink stolin bardhezi, për të zëvendësuar Ciro Ferrarën, por trajneri holandez, aktualisht trajner i Rusisë, ka thënë se nuk ka ndonjë gjë konkrete. Menaxheri i tij, Cees van Nieuwenhuizen, i tha gazetës britanike “Daily Telegraph”: “Kemi pasur kërkesa nga të gjithë për Guus, ndër të cilat me interes ka qenë edhe Juventusi.”
KONTAKTI: Prokuratori i trajnerit holandez shtoi se Hiddink ka qenë i kontaktuar edhe nga Manchester City, por e kishte refuzuar ftesën e Drejtorit të Përgjithshëm të këtij klubi, Garry Cook. Menaxheri i Hiddink tha se trajneri “është i lumtur me detyrën e tij në Rusi. Është nën kontratë deri në verën e ardhshme, me propozim që të qëndrojnë edhe dy vjet në krye të kombëtares ruse.”