18 dhjetor 2009

Spineli ëndërron sulmuesin Arnautoviç

Aldo Spineli ka kritikuar skuadrën e Livornos pas eleminimit nga Kupa e Italisë. Toskanët, të mundur 1-0 nga Interi, nuk i kanë pëlqyer aspak presidentit: “Goditja e dënimit që ka çuar tek goli nuk ka qenë, por ka diçka që nuk shkon. Disa lojtarë nuk japin maksimumin. Nuk dua të përmend emra, por në janar do të ndërhyj në merkato për një mesfushor ose një sulmues. Arnautoviç? Ndoshta Interi na e jep”. Eleminimi nga Kupa e Italisë, gjithsesi, nuk e ka shqetësuar më shumë seç duhet: “Ajo që na intereson më shumë është kampionati”, ka thënë Spineli.