07 dhjetor 2009

Italiani beson te Lampard

Trajneri i Çelsit, Karlo Ançeloti, ka këmbëngulur se do të jetë Frenk Lampard ai që do të gjuajë penalltinë e radhës për Çelsin. Lampard humbi një penallti në fund të ndeshjes, duke mos arritur të barazonte rezultatin kundër Sitit, por trajneri i tij nuk është i shqetësuar për të. “Edhe Lampardi mund ta humbë një penallti. Këto gjëra ndodhin. Nuk është problem. Ai do të gjuajë edhe penalltinë tjetër që do të marrim”, ka thënë Ançeloti.