07 dhjetor 2009

Arshavin, qendërsulmuesi i Arsenalit!

Trajneri i Arsenalit, Arsen Venger, ka shprehur kënaqësinë e tij që më në fund ka arritur të përballojë krizën e dëmtimeve te Arsenli falë ndihmës së Andrei Arshavinit. Rusi i vogël ishte sulmuesi kryesor në ndeshjen e së shtunës kundër Stok Sitit, që njihet për mbrojtjen e fortë. Ai shënoi dhe krijoi një penallti, të humbur nga Çesk Fabregas, në fitoren 2-0. “Nuk mendoj që ai kishte shumë dëshirë të luante në qendër të sulmit, por jam i bindur se mund të luajë edhe aty sepse ka fizik të fortë, lëvizje të mira dhe teknikë”, është cituar Venger. “Ai bëri disa lëvizje inteligjente drejt portës dhe i eci mirë. Ai bëri një gol, ndërkohë që mund të kishim bërë edhe disa të tjerë.”