01 dhjetor 2009

Çështja Adriano – agjenti mohon transferimin te Roma


Sulmuesi i Flamengos Adriano nuk do të kaloj te Roma në Janar, thotë agjenti i tij Gilmar Rinaldi.
Ish sulmuesi i Interit ishte lidhur me një rikthim në Serie A, dhe raportet rreth Apenineve thonin se Roma është e gatshme ta transferoj ‘ Perandorin ‘.
Sidoqoftë, Rinaldi e ka matur situatën, duke pohuar se nuk ka shanca që klienti i tij të transferohet pranë kampionatit botëror.
“ Kurrë nuk e kam dëgjuar këtë nga zyrtarët e Romës. Por, për çdo rast unë u them se nuk jemi të interesuar aktualisht për të bërë një transferim.”
“ Ai dëshiron të qëndroj në Brazil dhe të luj per Flamengon deri në kampionatin botëror. Ai po bën mirë këtu dhe ka garancinë e Carlos Dungas pasi që ky i fundit e përcjell.”
“ Të shohim ç’do të ndodhë pas kampionatit botëror.”