03 dhjetor 2009

Ben Foster do të largohet në Janar nga United

Manchester United do ta largoj nga klubi portierin e ri Ben Foster si huazim te ndonjë skuadër tjetër, në mënyrë që ai ta realizoj ëndrrën për kampionat botëror.
Foster e ka gjetur vetën në rend të dytë pas Van der Saarit, kurse tani lufton për një vend në bankë me Tomasz Kuszczak.
Manchester United dëshiron ti bëj mirë këtij portieri të ri, duke dëshiruar një klub të mirë për huazim për të realizuar ëndrrën e tij të kahmotshme për botëror.
Ben Foster ka startuar në vetëm 11 ndeshje për United në Premier Ligë.