21 dhjetor 2009

Higuain i ngazëllyer me dygolëshin

Sulmuesi i Real Madridit, Gonzalo Higuain, ka qenë i ngazëllyer pas dygolëshit të tij të shënuar në fitoren 6-0 ndaj Real Zaragozas.
Fitorja ishte e tetë në nëntë ndeshje për Real Madridin, me të vetmin dështim që ishte në Nou Camp ndaj Barcelonës.
“Ne po luajmë më mirë çdo ditë. Jam shumë i lumtur me rezultatin dhe me paraqitjen e ekipit. Luajtëm një ndeshje shumë të mirë dhe shpresojmë të vazhdojmë në këtë rrugë. Ishim të qëndrueshëm dhe shënuam shumë herët”.
“Ishte shumë e rëndësishme të fitojmë ndaj Zaragozas, me qëllim që të jemi vetëm dy pikë prapa Barcelonës. Ne varemi nga vetja jonë, në rrugën për t’i arritur ata”, ka thënë argjentinasi./