20 dhjetor 2009

Benfika fiton derbin

Benfika ka shënuar fitore minimale por shumë të rëndësishme kundër Portos.
Golin e parë dhe të vetëm në këtë ndeshje që e kishte shijen e fitores e shënoi ish lojtari i Real Madrid Javier Saviola në minutën e 22.
Me këtë fitore Benfika ngjitet në vendin e parë me 33 pikë aq sa ka dhe Braga që është në vendin e dytë, ndërsa Porto mbetet në vendin e tretë me katër pikë më pak se Benfika.

Rezultatet e javës së 14 në Super ligën Portugeze

Ferreira – Braga 0-1
Guimaraes – Rio Ave 1-0
Naval – Sporting Lisbon 0-1
Leiria – Belenenses 1-0
Vitoria Setubal – Maritimo 3-2
Nacional – Academica 4-3
Benfica – Porto 1-0