21 dhjetor 2009

Ballardini kërkon përforcime të reja te Lazio

Trajneri i Lazios, Davide Ballardini, është duke kërkuar përforcime të reja për afatin kalimtar të janarit.

Ballardini e ka bërë të qartë kërkesën e tij pas humbjes së mbrëmshme prej 1-0 ndaj kampionit në fuqi të Serie A, Interit.

“Ne luajtëm një ndeshje të mirë në një fushë të vështirë. Lazio i meriton pikët të cilët i ka për momentin. Ka disa probleme dhe duhet t’i tejkalojmë këto vështirësi së bashku. Kam folur me presidentin Lotito pas ndeshjes dhe i thash se kemi nevojë të jemi aktiv në tregun e transferimeve”, ka thënë Ballardini.