16 dhjetor 2009

Guardiola nuk mendon për finalen e Botërorit të Klubeve

Barcelona është favorite për gjysëm-finalen e Botërorit të Klubeve kundër Atlantës dhe Guardiola nuk është shumë i brengosur.
Nëse shënojnë fitore,Blaugranët do të përballen me Estudiantes në finale. Duke folur për Marca,Guardiola tha: “Finalja nuk ekziston në kokën time”.
“Emri ynë nuk do të thotë se ne jemi fitues.I njoh lojtarët mirë dhe e di se ata janë të fokusuar”.
“Ata janë të vetëdijshëm se sa vështirë është të fitosh atje”.
Guardiola lavdëroi edhe ekipin e Atlantës duke thënë : “Ne mund të humbim kundër çdo ekipi në botë”.
“Do të luajmë mirë për ta arritur finalen”.Sa i përket të lënduarve Guardioa shtoi: “ Do të shohim se si do të jetë Messi.Keita ka një problem të vogël muskulor që është duke e penguar atë”.