07 dhjetor 2009

Goli më i rëndësishëm në karrierë për Cassettin

Heroi i Romës në derbin e qytetit kundër Lazios, Marco Cassetti ka thënë se goli i fitores 1-0 të dielën ishte më i rëndësishmi në karrierën e tij.
Roma fitoi përballjen me rivalin lokal dhe u ngrit në pozitën e pestë në Serie A.
“Është maksimumi që mund të shpresojë një futbollist i Romës. Të shënosh një gol si ky dhe ai të vendosë derbin. Kurrë më parë nuk kam shënuar një gol kaq të rëndësishëm. Është interesant që kam shënuar në minutën e 77-të, ndërsa mbaj fanellën me numrin 77. Është një shenjë”, deklaroi ai.