07 dhjetor 2009

Hiddink nuk angazhohet në Botëror

Selektori i Rusisë, Guus Hiddink, ka përjashtuar mundësinë e drejtimit të një ekipi tjetër në Kampionatin botëror 2010 në Afrikën e Jugut.
Hiddink spekulohej se mund të marrë drejtimin e disa kombëtareve që kanë siguruar pjesëmarrjen në garën e vitit të ardhshëm, por ai ka insistuar se nuk do të jetë i përfshirë me një ekip tjetër.
“Marrëdhëniet e mia të punës gjithmonë kanë qenë të bazuara në principe dhe sinqeritet. Ju siguroj se nuk kam nënshkruar kontratë me askënd apo të kem zhvilluar bisedime me ndonjë klub ose federatë. Jam ftuar për të negociuar, por i kam refuzuar të gjitha kontaktet”, tha Hiddink.