07 dhjetor 2009

West Ham lufton për mbijetesë

Menaxheri i West Ham United, Gianfranco Zola, ka pranuar se ekipi i tij gjendet në luftë për mbijetesë në Premierligë.
Humbja 4-0 nga Manchester United të shtunën e la West Hamin me vetëm një pikë dhe një vend mbi zonën e rrezikshme.
“Dy ndeshjet e ardhshme mund të bëjnë dallimin për ne, duke filluar nga e shtuna. Duhet të harrojmë Manchester United sepse ata janë në një shkallë tjetër dhe nuk mund të garojmë me ta. Jemi në garë për mbijetesë. Duhet të pranojmë këtë”, tha Zola për The Independent.