26 dhjetor 2009

Botafogo e do Ronaldinhon

Klubi brazilian Botafogo ka paraqitur ofertë për sulmuesin e Milanit, Ronaldinho, ka bërë të ditur këshilltari i transferimeve Mauro Azevedo.
“Botafogo ka paraqitur ofertë formale, e cila është serioze. Nuk bëhet fjalë për një spekulim. Menaxheri dhe vëllai i Ronaldinhos, Roberto Assis, është i lumtur me propozimin dhe mendoj se marrëveshja mund të realizohet”, tha Azevedo i cili vepron si këshilltar i transferimeve në Rio de Janeiro.